VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CHRISTOPH BLOCHER, NJË NGA POLITIKANËT MË ME INFLUENCË TË ZVICRËS, SHPALL LARGIMIN NGA PARLAMENTI - ËSHTË NJË HUMBJE KOHE

E Premte, 05.09.2014, 11:44am (GMT1)



Voal-online.ch - Christoph Blocher do të largohet nga Këshilli Kombëtar (Dhoma e Deputetëve) në fund të majit. Ish këshilltari federal e leader karizmatik i SVP e ka shpallur këtë të premten (sot) në faqen e tij në internet Teleblocher. Zëvendësuesi i tij do të jetë bankieri Thomas Matter.

Sipas Blocher, Parlamento është bërë tepër burokratik. Gjatë intervistës ai ka justifikuar vendimin e tij ngaqë "ka vetëm parlamentarë të zanatit që bëjnë raporte, shkruajnë letra, marrin pjesë në komisione, bëjnë udhëtime". Me pak fjalë, të bësh politikë institucionale në pallatin federal do të ishte "një humbje kohe".

Ministri i SVP Ueli Maurer ka komentuar në mënyrë të befasuar lajmin: "Ka qenë politikani me spikatjen më të madhe në dhjetëra vitet e fundit." Këshilltari federal ka thënë se kishte folur në telefon me Blocherin dhe i është dukur ende i përkushtuar për çështjen. Ndonëse Blocher është i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm, në brendësi të partisë ka gjithesi njerëz të zotë, ka saktësuar. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.