VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TË VOTOHET PËRSËRI PËR INICIATIVËN POPULLORE TË 9 SHKURTIT
Kështu kërkon shoqata europeiste NUMER për të dalë nga 'gjendja aktuale'. Objektivi final i NIMES mbetet anëtarësimi i Zvicrës në BE

E Djelë, 05.11.2014, 09:35am (GMT1)



Voal-online.ch - Vota e 9 shkurtit ka qenë një goditje e rëndë, por europeistët në Zvicër nuk dorëzohen. Delegatët e NUMES, Lëvizja e Re Evropiane e Zvicrës, të mbledhur dje në Bernë, janë treguar të gatshëm ta mbrojnë në mënyrë edhe më të vendosur politikën bilaterale.

Objektivi final i NUMES mbetet anëtarësimi në BE. Ndërkohë ka miratuar një rezolutë që të kërkojnë për t'u rikthyer në votim. Në mënyrë të qarte i kërkohet Parlamentit Kombëtar të "përgatisë një votim të ri popullor që e mundëson Zvicrën të dalë nga situata aktuale dhe që gjasat e saj të suksesit të mos dobësohen nga kompleksiteti, veçanërisht institucional".

Christa Markwalder (FDP/Bernë), në krye të NUMES prej 8 vitesh, u zëvendësua ngy dy bashkëpresidentë, këshilltarët nacionalë Martin Naef (PS/Zyrih) e nga aktivisti europeist vodeze François Cherix, anëtar themelues i NUMES. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.