VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NË BAZEL TË DËGJOSH PËR BESËN - KODIN E NDERIT TË SHQIPTARËVE E TË TAKOHESH ME JOHANNA NEUMANN

E Djelë, 05.11.2014, 06:10pm (GMT1)

VOAL - Prej 8 majit në qendrën kulturore Union, Bazel, është hapur ekspozita "Besa"- Kosi i nderit. Hapja e ekspozitës është njëherësh hyrje në një seri aktivitetesh në lidhje me rolin e kodit të Besës Shqiptare në shpëtimin e mijëra hebrenjve nga përndjekjet dhe vrasja.

Sot, duke filluar nga ora 11 u mbajt prezantimi i filmit  "Matinee "Besa-The Promise", i pasuar nga një bashkëbisedim me të mbijetuarën e Holokaustit, zonjën Johanna Neumann.

Johanna Neumann që banon në Silverspring afër Uashingtonit ka një lidhje të veçante me Shqipërinë. Bashke me prinderit e saj hebrej ajo e kaloi gjithë periudhen e Luftës së Dytë Botërore në Shqiperi. Johanna ishte fëmijë në atë kohë por kujtimet nga Shqipëria i ka të pashlyera. Ajo thotë se Besa fjala e dhënë e shqiptareve i shpëtoi jetën familjes së saj në Shqipërine e pushtuar.

Ne ishim në këtë takim kaq emocionues dhe do t'ju sjellim një raport të pashlyeshëm të tij.







WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.