VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

CREDIT SUISSE KA BËRË UJDI?
Drejt marrëveshjes me SHBA - gjobë 2,5 miliardë dollarë dhe deklarim fajësie

E Premte, 05.16.2014, 10:55am (GMT1)




Voal-online.ch - Mosmarrëveshja fiskale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrezikon t'i kushtojë më shtrenjt se parashimimi bankës zvicerane Credit Suisse. Ajo duhet t'iu paguajë nja 2,5 miliardë dollarë autoriteteve amerikane. Këtë e shkruante dje Wall Street Journal, duke përmendur pa saktësuar mirë burime të besueshme. Jo vetëm kaq: marrëveshja parashikon që banka të deklarohet fajtore për ndihmë ndaj evazionit fiskal, shkruan gazetat.

Marrëveshja mes palëve pritet të shpallet javën e ardhshme. Ndëshkimi pritet të përbëhet nga 1,7 miliardë të cilat i detyrohen Departamentit të Drejtësisë në Uashington, 600 milionë Departamentit Financiar të New Yorkut, ndërsa 100 milionë të tjerë do të shkonin për Federal Reserve.

Gjoba pritet të jetë kështu tri herë më e madhe se sa ka paguar UBS në vitin 2009, ose 780 milionë dollarë. Hetimet ndaj Credit Suisse e të nja dymbëdhjetë instituteve të tjera të kreditit janë kryer në vitin 2011. rsi

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.