ZVICRA TEK KUTITË E VOTIMIT - NË NIVELE FEDERALE, KANTONALE DHE KOMUNALE SOT VENDOS QYTETARI
E Djelë, 05.18.2014, 08:48am (GMT+1)
Voal-online.ch - Sot Zvicra shkon tek kutitë e votimit, qytetari do të vendosë në tri nivele - atë federal, atë kantonal dhe atë komunal:
Federal
Të gjithë qytetarët zviceranë janë thirrur të shprehen mbi iniciativat popullore të quajtura "Për mbrojtjen e rrogave - iniciativa barazuese për rrogat minimale" e "Pedofilët të mos punojnë më atje ku janë fëmijët", për ligjin federal të blerjes së avionëve luftarakë Gripen e mbi dekretin federale për trajtimin mjekësor bazë.
Kantonal:
Votimet kantonali në Tiçino janë tri: ai mbi ndihmën ndaj fondit të të sëmurëve, mbi aministinë fiskale dhe për frenimin e krijimit të deficiteve.
Populli i Graubyndenit është thirrur për të zgjedhur Qeverinë e re dhe Këshillin e Madh të ri.
Komunale
Votime komunali mbahen në Kiaso, në Balerna, Gambarogno; në Tokat e Pedemontes, në Masanjo.
Votimet mbyllen në orën 12.00. (rsi)
www.voal-online.ch
|