E Premte, 03.29.2024, 08:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
ZVICERANËT KUNDËR PAGËS MINIMALE DHE AVIONËVE LUFTARAKË

E Hënë, 05.19.2014, 09:22am (GMT+1)

 

Zviceranët e kundërshtuan me një shumicë të madhe votash futjen e një page minimale në vend. Në një referendum, rreth 76 përqind votuan me jo. Zviceranët mendojnë më tej se mund të bëhet edhe pa avionë të rinj luftarakë.

Publicitet kunder pages minimale

 

Vetëm 23 përqind e qytetarëve me të drejtë vote votuan për inisiativën "Për mbrojtjen e pagave të ndershme", të ndërmarrë nga sindikatat dhe partitë e majta. Përballë nivelit të lartë të çmimeve në Zvicër ata donin të përcaktonin një taban prej 22 frangash - rreth 18 euro për orë pune. Kjo do të ishte paga minimale më e lartë në botë dhe dyfishi i pagës minimale në Gjermani, ku që prej vitit 2015 do të paguhen të paktën 8,50 euro për orë.

 

Rreth 330.000 vetë ose dhjetë përqind e personave që kanë të drejtë të punojnë marrin në Zvicër një pagë për orë nën 22 franga. Megjithëse sondazhet para referendumit tregonin se kjo inisiativë do të kundërshtohej në mënyrë të qartë, përfaqësues të ekonomisë u mobilizuan fort kundër inisiativës së sindikatave. Sipërmarrjet ekonomike u shprehën në parim kundër një ndërhyrjeje tjetër në Legjislacionin e Zvicrës i cili e mbështet ekonominë, dhe i cili thuajse nuk e njeh pushimin nga puna.

 

Shuplakë për qeverinë

 

Edhe për temën e dytë të referendumit, për politikën e mbrojtjes, e shprehën zviceranët kundërshtimin e tyre. 53,4 përqind e pjesëmarrësve në votim votuan me "jo" për planin e kabinetit qeveritar, për të blerë 22 avionë luftarakë suedezë, për rreth 2,6 miliardë euro.

 

Kufizime për pedofilët

 

Mbështetje të madhe nga ana tjetër mori siç pritej inisiativa për t'u ndaluar për gjithë jetën pedofilëve që kryejnë akte penale çdo lloj veprimtarie profesionale ose honorifike me fëmijë të mitur. Për këtë në referendum votuan 63 përqind e zgjedhësve. U mbështet gjerësisht gjithashtu edhe propozimi për të sanksionuar në kushtetutë një kërkesë për të garantuar për shtetasit mjekimin bazë së bashku me shërbimet shumë të kualifikuara të mjekut të shtëpisë.dw

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZVICËR - REFERENDUM MBI RRITJEN E PAGËS MINIMALE (05.18.2014)
Gazetarët e APES priten nga Kancelarja FederaleMADAM CASANOVA: DEMOKRACIA DIREKTE DHE SISTEMI POLITIK BËSHTETUR NË PRINCIPIN E KOLEGJIALITETIT E KULTURËS SË KONSENSUSITNga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ (05.18.2014)
ZVICRA TEK KUTITË E VOTIMIT - NË NIVELE FEDERALE, KANTONALE DHE KOMUNALE SOT VENDOS QYTETARI (05.18.2014)
CREDIT SUISSE KA BËRË UJDI?Drejt marrëveshjes me SHBA - gjobë 2,5 miliardë dollarë dhe deklarim fajësie (05.16.2014)
JA KUSH DO TË 'PËRFAQËSOJË' SHQIPËRINË NË BRAZIL 2014 (05.14.2014)
KA NDËRRUAR JETË ARTISTI ZVICERAN HANSRUEDI GIGER - BABAI I 'ALIEN'Giger kishte fituar një Oskar për filmin 'Alien' (05.13.2014)
ALARM NGA PRO JUVENTUTE - PRINDRIT NUK DINË SE ÇFARË BËJNË FËMIJËT E TYRE NË INTERNET (05.12.2014)
NË BAZEL TË DËGJOSH PËR BESËN - KODIN E NDERIT TË SHQIPTARËVE E TË TAKOHESH ME JOHANNA NEUMANN (05.11.2014)
TË VOTOHET PËRSËRI PËR INICIATIVËN POPULLORE TË 9 SHKURTITKështu kërkon shoqata europeiste NUMER për të dalë nga 'gjendja aktuale'. Objektivi final i NIMES mbetet anëtarësimi i Zvicrës në BE (05.11.2014)
CHRISTOPH BLOCHER, NJË NGA POLITIKANËT MË ME INFLUENCË TË ZVICRËS, SHPALL LARGIMIN NGA PARLAMENTI - ËSHTË NJË HUMBJE KOHE (05.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]