VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICERANËT KUNDËR PAGËS MINIMALE DHE AVIONËVE LUFTARAKË

E Hënë, 05.19.2014, 09:22am (GMT1)

 

Zviceranët e kundërshtuan me një shumicë të madhe votash futjen e një page minimale në vend. Në një referendum, rreth 76 përqind votuan me jo. Zviceranët mendojnë më tej se mund të bëhet edhe pa avionë të rinj luftarakë.

Publicitet kunder pages minimale

 

Vetëm 23 përqind e qytetarëve me të drejtë vote votuan për inisiativën "Për mbrojtjen e pagave të ndershme", të ndërmarrë nga sindikatat dhe partitë e majta. Përballë nivelit të lartë të çmimeve në Zvicër ata donin të përcaktonin një taban prej 22 frangash - rreth 18 euro për orë pune. Kjo do të ishte paga minimale më e lartë në botë dhe dyfishi i pagës minimale në Gjermani, ku që prej vitit 2015 do të paguhen të paktën 8,50 euro për orë.

 

Rreth 330.000 vetë ose dhjetë përqind e personave që kanë të drejtë të punojnë marrin në Zvicër një pagë për orë nën 22 franga. Megjithëse sondazhet para referendumit tregonin se kjo inisiativë do të kundërshtohej në mënyrë të qartë, përfaqësues të ekonomisë u mobilizuan fort kundër inisiativës së sindikatave. Sipërmarrjet ekonomike u shprehën në parim kundër një ndërhyrjeje tjetër në Legjislacionin e Zvicrës i cili e mbështet ekonominë, dhe i cili thuajse nuk e njeh pushimin nga puna.

 

Shuplakë për qeverinë

 

Edhe për temën e dytë të referendumit, për politikën e mbrojtjes, e shprehën zviceranët kundërshtimin e tyre. 53,4 përqind e pjesëmarrësve në votim votuan me "jo" për planin e kabinetit qeveritar, për të blerë 22 avionë luftarakë suedezë, për rreth 2,6 miliardë euro.

 

Kufizime për pedofilët

 

Mbështetje të madhe nga ana tjetër mori siç pritej inisiativa për t'u ndaluar për gjithë jetën pedofilëve që kryejnë akte penale çdo lloj veprimtarie profesionale ose honorifike me fëmijë të mitur. Për këtë në referendum votuan 63 përqind e zgjedhësve. U mbështet gjerësisht gjithashtu edhe propozimi për të sanksionuar në kushtetutë një kërkesë për të garantuar për shtetasit mjekimin bazë së bashku me shërbimet shumë të kualifikuara të mjekut të shtëpisë.dw

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.