LAMTUMIRË SEKRETIT BANKAR - KËSHILLI FEDERAL I ZVICRËS NGULMON PËR SHKËMBIMIN AUTOMATIK TË INFORMACIONEVE ME BE DHE SHBA
E Mërkurë, 05.21.2014, 02:21pm (GMT+1)
Voal-online.ch - Këshilli Federal synon të negociojë me Bashkimin Evropian shkëmbimin automatik të informacionit në fushën fiskale, duke iu dhënë një orientim të ri tratativave aktuale të zgjerimit të Marrëveshjes mbi Fiskalitetin e Kursimeve.
Kështu parashikon skicëprojekti i negociatave i përshatur sot, të mërkurën, nga Qeveria dhe që do t'iu nënshtrohet komisioneve kompetente e Parlamentit.
Jo vetëm kaq, Ekzekutivi federal thekson ndërkaq se me Shtetet e Bashkuara ka ardhur momenti për të negociuar kalimin nga 2 i FATCA, ligjit fiskal amerikan, në modelin 1, falë të cilit informacionet mes autoriteteve kompetente do të shkëmbheshin automatikisht e në mënyrë të ndërsjellët. SDA/ATS
www.voal-online.ch
|