VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICRA DHE BASHKIMI EVROPIAN NISIN BISEDIMET PËR NJË MARRËVESHJE TË RE

E Enjte, 05.22.2014, 08:39am (GMT1)



Voal-online.ch - Zvicra e Bashkimi Evropian (BE) nisin të enjten (sot) në Bernë negociatat në kuadrin e një marrëveshjeje kuadër për çështjet istitucionale. Të dyja palët kërkojnë veçanërisht një pajtim mbi një mekanizëm të përbashkët të adoptimit të së drejtës evropiane.

Ndërsa Këshilli Federal ka që nga dhjetori një mandat negocial, Komisionit Evropian, që bisedon me Bernën në emër të BE-së, i është dashur më shumë kohë për të marrë dritën jeshile. Pak ditë pas votës popullore të 9 shkurtit ndaj iniciativës së SVP kundër emigracionit masiv, të 28-t e kishin hequr këtë mandat nga agjenda e tyre politike. Zotimi i bërë nga Këshilli Federal për të respektuar qarkullimin e lirë të personave me Kroacinë, gjithsesi pa e firmosur protokollin shtesë, ka mundësuar zhbllokimin e situatës.

Negociatat drejtohen nga Gianluca Grippa i SEAE për BE-në, e nga Henri Gétaz i Drejtorisë së Çështjeve Evropiane të EDA-s për Zvicrën. SDA/ATS

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.