VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICRA RIKONFIRMOHET SI EKONOMI KONKURUESE - E DYTA NË BOTË PAS SHBA

E Enjte, 05.22.2014, 02:06pm (GMT1)


Voal-online.ch - Zvicra renditet pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vazhdon të kapërcejë vende të tilla me ekonomi konkuruese si Singapori e Hong Kongu, duke u konfirmuar e dyta në klasifikimin e konkurueshmërisë ndërkombëtare të realizuar nga Institute for Management Development i Lozanës. Pozicionimi i mirë shpjegohet me një ekonomi të shëndetshme, me cilësi të jetesës, me kohezionin social, me diversitetin, administrimin e frytshëm të financave publike dhe përshtatjen e ndërmarrjeve me ndryshimet në treg.

Dobësia e eurozonës është gjithsesi një faktor pozitiv, ndërsa mes faktorëve negativë është forca e frangut. Në perspektivë, megjithatë, situata mund të ndryshojë në vijim të miratimit të iniciativës mbi emigracionin masiv: kuadri ligjor është i paqartë dhe shqetësimet mbi mundësitë e rekrutimit të punonjësve jashtë mund t'i trembë investitorët e huaj.

Një vështrim vendeve të tjera evropiane të klasifikuara: mirë ato skandinave, në dhjetëshen më të mirë, shumë më pak Franca e 27a e Italia e 46a. Janë 60 vendet e shqyrtuara, në bazë të 228 kritereve. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.