VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TENORI SHQIPTAR I KLASIT BOTËROR AGIM HUSHI JEP KONCERT MË 24 MAJ NË ZÃœRICH
E Premte, 05.23.2014, 06:53am (GMT1)



Qendra e dytë për nga historia e Masonerisë në Zvicër Modestia cum Libertate organizon më 24 Maj në Zürich koncertin nën titullin: "SCHÖNSTE TENOR ARIEN VON VERDI & PUCCINI - AGIM HUSHI, Tenor ANDRES JOHO, Klavier" "Ariet më të bukura nga Verdi dhe Puçini të kënduara nga tenori Agim Hushi, shoqëruar në piano nga Andres Joho.

Më tutje në faqen zyrtare të Modestia cum Libertate  shkruhet: "Tenori Agim Hushi i klasit botëror, i cili në debutin e tij në operan e Sydney u krahasua nga kritika me Beniamino Gigli, ndërsa tenori legjendar Franco Corelli u mrekullua prej zërit të tij të fortë e të bukur. Agim Hushi do të shoqërohet nga Andres Joho njëri prej pianistëve tanë kryesorë, me një program që do të përmbajë ariet më të bukura për tenor nga operat e Verdit dhe Puçinit si për shembull "E lucevan le stelle".

Pastaj jepen të dhëna për tenorin shqiptar Agim Hushi dhe pianistin Andres Joho.

Koncerti mbahet kësaj të shtune, më 24 maj dhe fillon prej orës 17:00. Do të hapet me një apero dhe pas tij do të ketë darkë.

Për më tepër informacion mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://www.modestia-cum-libertate.ch/node/323

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.