FORUMI I GRUAS SË LDK NË ZVICËR ZGJODHI KRYESINË E RE
E Hënë, 05.26.2014, 07:31am (GMT+1)
Në Kuvendin e Forumit të Gruas së LDK-ës i cili u mbajt me 25.05.2014 në Gjenevë të Zvicrës u zgjodh kryesia e re. Kryesia e punës e kryesuar nga Kryetari i Nëndegës LDK Zürich z. Ahmet Asani, Kryetari i nëndegës së LDK Gjenevë z. Hajrush Sadiku dhe anëtari i Kryesisë së Degës LDK Zvicër z. Ajet Avdyli, me sukses përfundoi punimet e Kuvendit të Forumit të Gruas së LDK-ës. Kuvendi zgjodhi Kryesinë nga të pranishmet dhe la vend për kooptim edhe të disa anëtareve që nuk ishin prezente në Kuvend. Kryesia e zgjedhur nga Kuvendi në përbërje nga zonjat:
1. Shqipe Bytyqi-Kajtazi 2. Elida Buçpapaj 3. Arbrije Fejzi 4. Agrona Kajtazi 5. Albana Fejzi 6. Shpresa Demolli 7. Fatime Jashanica 8. Fatmire Kastrati Haklaj
zgjodhi kryesinë e ngusht prej 4 anëtareve:
1. Shqipe Bytyqi-Kajtazi - Kryetare 2. Elida Buçpapaj - Nënkryetare 3. Arbrije Fejzi - Nënkryetare 4. Agrona Kajtazi - Sekretare
www.voal-online.ch
|