VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BAZEL - NË KUADRIN E ZOOPARKUT OQEANIUMI QË DO TË KUSHTOJË 100 MILIONË FRANGA (Lajm dhe fotogaleri)

E Martë, 05.27.2014, 08:33am (GMT1)



Voal-online.ch - Ka gjasa që zooparku i Bazelit të ketë edhe një akuarium gjigant, të quajtur Ozeanium (Oqeanium), i cili do të përbëhej nga nja tridhjetë pellgje të ndërtuar në nëntë kate, prej të cilëve katër do të jenë nëntokësorë. Ky projekt do të ketë financim publik, do të kushtojë 100 milionë franga dhe do të hapet në vitin 2020.

Siç e tregon emrin, në bregun e Rinit do të ketë jetë detare, çka do të plotësojë vaskat që janë duke u realizuar në Lozanë, me ujë të ëmbël.

Punimet do të fillojnë kur të jenë mbledhë fondet, mendohet aty nga viti 2018. Projekti gjithsesi duhet të miratohet nga Parlamenti kantonal.

Atyre që nuk i shikojnë me sy të mira iniciativa të tilla, do t'iu bëhet e qartë se do të merren në konsideratë speciet e rrezikuara dhe se do të respektohen të gjitha kriteret për një realizim ekologjikisht të pranueshëm. SDA/ATS




www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.