VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Berna nuk e ndërpret asnjëherë ndihmën ndaj shtypit
E Martë, 12.01.2009, 05:42pm (GMT1)

 

 

 

 

Voal-online Ndihma ndaj shtypit nuk duhet kufizuar në kohë. Kështu ka vendosur Këshilli i Shteteve gjatë debatit për rishikimin e ligjit mbi Postën, duke saktësuar se Konfederata duhet të vazhdojë ta subvencionojë transportin e gazetave me një shumë vjetore prej 30 milionë frangash. Por është hedhur poshtë për pka gjë 21 vota kundër 20 propozimi për ta rritur këtë ndihmë me 20 milionë të tjerë.

 

Dhoma e Kantoneve ka vendosur të shkojë më larg në krahasim me propozimin e Këshillit Federal. Qeveria donte në fakt të zvogëlonte me 10 milionë franga shumën e përcaktuar për transportin e shtypit qendror duke filluar nga viti 2012 dhe me 20 milionë për gazetat lokale e rajonale prej vitit 2015. "Senatorët" nuk kanë dashur të përcaktojnë afate.

 

Pastaj shumica ka hedhur poshtë 21 kundër 20 propozimin e Filippo Lombardit, që donte ta çonte në 20 shumën për shtypin qendror dhe në 30 atë për gazetat rajonale.

 

Në emër të komisionit Peter Bieri ka thënë se një rritje e tillë nuk do të ishte e udhës në një moment financiar të vështirë si ky tani. Edhe kështilltari federal Moritz Leuenberger ka folur për vështirësitë e rritjes së shumave.

 

Lombardi ka replikuar se Posta ka rritur tërësisht tarifat për vitin 2010 tarifa që duhet përsëri miratuar nga Departamenti i Moritz Leuenbergerit dhe duhet shqyrtuar nga Mbikqyrja e Çmimeve dhe që në vitet e fundit kemi kursyer në mënyrë të tepëruar në subvencionet, duke i ulur nga 80 në 30 milionë në pak vite.

(http://info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.