VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UNIVERSITETET E ZVICRËS - MË SE NJË E KATËRTA E STUDENTËVE JANË FËMIJË TË EMIGRANTËVE

E Mërkurë, 05.28.2014, 10:08am (GMT1)



Voal-online.ch - 28% e studentëve të universiteteve dhe shkollave të larta profesionale zvicerane kanë prejardhje nga familjet emigrante. Përqindja tregon se të huajt nuk janë përfaqësuar sa duhet në auditoret, pasi në popullsinë banuese të moshës 18-34 vjeçare përbëjnë 41%. Të dhënat janë shërbyr nga Zyra Federale e Statistikave në kuadrin e publikimeve rreth studimeve dhe jetës, një punim ku për herë të parë përfshihen edhe ata me status emigranti.

Vitin e shkuar 19% e studentëve ishin emigrantë të lindur jashtë Zvicrës. Përqindja më e lartë e studentëve me prejardhje emigrante ishte në universitete (31%). Në vend të dytë, me 28%, shkolat e larta profesionale dhe në shkollat pedagogjike vetëm 16%. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.