VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BRAZIL 2014, FLET SHQIPTAROZVICERANI XHERDAN SHAQIRI - YLLI PREJ TË CILIT ZVICRA E PRET FITOREN

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:16pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
BRAZIL 2014, FLET SHQIPTAROZVICERANI XHERDAN SHAQIRI - YLLI PREJ TË CILIT ZVICRA E PRET FITOREN

E Mërkurë, 05.28.2014, 10:27am (GMT+1)


Voal-online.ch - Në hyrje të të gjitha supermarketeve të famshme "Coop" anembanë Zvicrës janë vendosur posterë të mëdhenj të Xherdan Shaqirit, futbollistit aktualisht ndër më të adhuruarit e kombëtares zvicerane. Kur kjo ndjenjë lidhet me momentin e afrimit të finaleve të Kupës Botërore të Futbollit Brazil 2014, merret lehtësisht me mend se sa shumë pret publiku zviceran nga futbollisti shqiptarozviceran.

Në një intervistë për revistën periodike të "Coop", e cila shkon falas në të gjitha familjet dhe në të gjitha adresat në mbarë Konfederatën Zvicerane, Xherdan Shaqiri, flet për Zvicrën, për familjen, «Bayern München», klubin ku ai luan, flet për kampionatin e ardhshëm botëror të futbollit, si dhe për pritshmëritë e publikut zviceran, i cili e pret fitoren nga ai, për shqiptimin e saktë të mbiemrit të tij e të tjera.

Ju jeni 22 vjeç dhe luani për Bayern München, pra, keni kapur parajsën, sferat më të larta të futbollit. Si arrini të mbeteni me këmbë në tokë?
S'është problem. Kjo ka të bëjë me mënyrën se si jemi edukuar në familje, pra ashpër dhe thjesht. Dhe nëse ndonjëherë më rritet mendja, atëherë prindërit shumë shpejt më zbresin përsëri në tokë!


Si e ndieni veten kur detyroheni të uleni si rezervë, në vend që të luani?
Natyrisht që ndihem i zhgënjyer, sepse natyrisht që do të dëshiroja të luaja. Mirëpo loja e ardhshme vjen me siguri dhe deri atëherë duhet të jem edhe më i mirë. Duhet të imponohem gjatë stërvitjes.


Çfarë u bë me atë shprehjen e Sepp Herber që thotë: duhet të jeni 11 shokë?
Ah kjo sot është si edhe në profesionet e tjera. Me shumicën prej tyre ke marrëdhënie të mira, me disa prej tyre lidh madje edhe miqësi. Ne jemi gjithsej 24 lojtarë. Është e tepërt të kërkosh që të jesh shok me të gjithë.



A jeni ambientuar në Mynih?

Në fillim nuk e kam patur gjithnjë të lehtë. Në Basel kam jetuar së bashku me familjen time dhe nëna jonë i bënte shumë prej punëve tona. Më Mynih kam ardhur së bashku me vëllanë tim, Arin. Këtu u detyruam të pavarësohemi shumë shpejt. Na ka bërë mirë të dyve.


Ku banoni?
Unë e dua natyrën dhe jetoj jashtë qytetit. Atje nuk jam dhe aq në shënjestër.


Shënjestër?
Është mirë të jesh i njohur. Me kënaqësi bëj për shëmbull fotografi me tifozët e mi. Mirëpo kur vazhdimisht të gjithë kërkojnë diçka nga ti dhe të shikojnë edhe kur je duke ngrënë, atëherë teprohet pak. Në momente të tilla dëshiroj të jem në vend të vëllait tim. Atë nuk e njohin kaq shumë sa mua.

"Nëse e kalojmë grupin në Brazil, atëherë shumëçka është e mundur."

Si duket dita juaj pas stërvitjes?
Shkoj me Arin në qytet ose tek ndonjëri prej liqejve në afërsi. Shpesh na vijnë për vizitë shokë ose pjesëtarë të familjes. Atëherë pjekim mish ose dalim shëtitje. Kësaj i shtohet dhe detyrimi që kam për të shkuar në disa takime të caktuara nga sponsorët. Mirëpo, kohën time të lirë më së shumti më pëlqen ta kaloj me familjen time dhe në natyrë.
 
Tani fillon Kampionati Botëror. Cilat janë parashikimet tuaja?
Ne jemi një ekip i ri, kemi luajtur një fazë të mirë kualifikimi dhe pritjet e tifozëve janë shumë të mëdha. Ne nuk dëshirojmë t'i zhgënjejmë tifozët tanë, mirëpo, ju lutem: Ne vazhdojmë të jemi ajo Zvicra e vogël.

A do të mund të ketë befasi?
Natyrisht! Ekipi do të bëjë çmos! Po të kalojmë fazën e grupit, atëherë shumëçka është e mundur.

Kush mendoni që do të fitojë?
Gjermania, Spanja ose Brazili. Mirëpo në çdo kampionat botëror ka ekipe që sjellin të papritura. Këtë herë do të mund të na mahniste Belgjika. Ata kanë luajtur, ashtu si ne, shumë mirë dhe kanë afërsisht nivelin tonë.

Cili ka qenë idoli juaj?
Ronaldo «i trashë». Ai është sulmuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Unë e kam imituar madje edhe tatuazhin e tij të flokëve duhet të jem dukur tmerrësisht shëmtuar.


Cili është ndryshimi mes futbollit gjerman dhe atij zviceran?

Këtu gjithçka është për një numër më i madh: mundësitë për të përmirësuar potencialin e lojtarëve, madhësia e kampeve të stërvitjes, shumat e parave dhe mediat. Vetëm Mynihu ka nja gjashtë gazeta ditore, të cilat e ndjekin, lavdërojnë ose kritikojnë çdo hap tonin.

Si reagoni ndaj titujve negativ të gazetave?
Shpesh më duhet të nënqesh. Prekem vetëm atëherë kur sulmohem në rrafshin personal. Rrallë i lexoj gazetat. Vëllai im i lexon gazetat dhe i zgjedh për mua artikujt më të rëndësishëm.

Mbiemri juaj është në fakt Shaqiri. A nuk ju pengon që të gjithë ju thërrasin "Shakiri"?
Përkundrazi çuditem kur e shqipton dikush mbiemrin tim siç duhet. Jam mësuar që nga koha e shkollës. Sot edhe vet them Shakiri kur prezantohem.



Me kë do të dëshironit të kalonit një mbrëmje?

(Mendohet një moment dhe pastaj buzëqesh.) Me ty! (E ka fjalën për intervistuesen Loredana Steiner). Ose me dikë, me të cilin nuk do të jem i detyruar të diskutoj rreth futbollit.

Cilin person të famshëm do të dëshironit të takoni?
Leonardo Di Caprio! Do të kisha dëshirë të xhiroja një film me të. Mirëpo kjo do të mbetet si duket vetëm një dëshirë e imja.

Ne kemi vënë në ankand trikon tuaj me numrin 23. Pse e keni zgjedhur këtë numër?
Unë këtë numër mbaj që nga loja ime e parë për ekipin kombëtar. Përveç kësaj jam edhe tifoz i madh i Michael Jordan. Ai mban të njëjtin numër në shpinë.

(Loredana Steiner/Franz Bamert - Coopzeitung 26 Mai 2014)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UNIVERSITETET E ZVICRËS - MË SE NJË E KATËRTA E STUDENTËVE JANË FËMIJË TË EMIGRANTËVE (05.28.2014)
BAZEL - NË KUADRIN E ZOOPARKUT OQEANIUMI QË DO TË KUSHTOJË 100 MILIONË FRANGA (Lajm dhe fotogaleri) (05.27.2014)
FORUMI I GRUAS SË LDK NË ZVICËR ZGJODHI KRYESINË E RE (05.26.2014)
TENORI SHQIPTAR I KLASIT BOTËROR AGIM HUSHI JEP KONCERT MË 24 MAJ NË ZÃœRICH (05.23.2014)
ZVICERANËT JANË MË PAK EUROSKEPTIKË SE ITALIANËT (05.23.2014)
ZVICRA RIKONFIRMOHET SI EKONOMI KONKURUESE - E DYTA NË BOTË PAS SHBA (05.22.2014)
ZVICRA DHE BASHKIMI EVROPIAN NISIN BISEDIMET PËR NJË MARRËVESHJE TË RE (05.22.2014)
LAMTUMIRË SEKRETIT BANKAR - KËSHILLI FEDERAL I ZVICRËS NGULMON PËR SHKËMBIMIN AUTOMATIK TË INFORMACIONEVE ME BE DHE SHBA (05.21.2014)
CREDIT SUISSE PRANON FAJËSINË PËR EVAZION FISKAL (05.20.2014)
WAWRINKA - THIRRMËNI STANTenisti ka dashur ta ndërrojë emrin, së paku për garën ATP (05.19.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]