ZVICERANËT JANË OPTIMISTË NDAJ SË ARDHMES, E VLERËSOJNË USHTRINË E TYRE, NDËRSA NEUTRALITETIN E KONSIDEROJNË NJË EPËRSI
E Premte, 05.30.2014, 02:21pm (GMT+1)
Voal-online.ch - Popullsia zvicerane ka një qasje pozitive ndaj ushtrisë dhe edhe neutralitetin e konsiderojnë një epërsi. Kështu tregon studimi "Sicherheit 2014" i Universitetit Politeknik Federal të Zyrihut, i cili e ka ngarkuar Institutin Isopublic të pyesë 1200 persona të të gjitha rajoneve gjuhësore. Policia, Qeveria e drejtësia kanë vlerësim; për Parlamentin, politikanë e partitë gjykimi është më i rezervuar.
Me pak fjalë, zviceranët ndihen të sigurtë dhe e shikojnë me besim të ardhmen. Sidomos gjykojnë se situata ekonomike është në rrugën e duhur. Kërkohet më shumë bashkëpunim me Bashkimin Evropian, pro një anëtarësim i mundshëm hidhet poshtë me vendosmëri.SDA/ATS
www.voal-online.ch
|