VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Doris Lojtard është presidentja e re e Konfederatës
E Mërkurë, 12.02.2009, 12:38pm (GMT1)

 

Voal-online Doris Leuthard do të kryesojë Konfederatën në vitin 2010. Në moshën 46-vjeçare demokristiania argauese është femra e tretë që e merr këtë post. Kuvendi Federal e ka zgjedhor sot paradite me 158 vota nga gjithësejt 183 të vlefshme. Ndaj këshilltares federale Eveline Widmer-Schlumpf janë dhënë 11 pëlqime. Votat e pavlefshme kanë qenë 14.

Leuenberger u zgjodh nënpresident. Kreu i Departamentit Federal të Mjedisit dhe të Transportit Moritz Leuenberger do të jetë më 2010 nënpresident i Këshillit Federal. Kuvendi Federal e ka zgjedhur më 128 vota kundër gjithësejt 187 të vlefshme. Këshilltarja federale Micheline Clamy-Rey ka marrë 27 pëlqim, Ueli Maurer 13 pëlqim dhe Eveline Widmer-Schlumpf ka marrë 11 pëlqime. Votat e pavlefshme kanë qenë 8.

Me këtë zgjedhje, Leuenberger do të duhet të bëhet më 2011 president i Konfederatës për të tretën herë. Detyrën e presidentit të Konfederatës ai e ka kryer edhe në vitin 2001 dhe në vitin 2006. (http://info.rsi.ch/home)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.