VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MËNGJESI I 31 MAJIT 2014 - TERMOMETRI NË AEROPORTIN E ZYRIHUT SHËNONTE - 1°
E Shtunë, 05.31.2014, 01:36pm (GMT1)



Voal-online.ch - Një ditë para se të fillojë vera meteorologjike, në veri të Alpeve janë regjistruar temperatura jo aq stinore: në aeroportin e Zyrihut dhe në Einsiedeln (Shafhauzën) janë matur të shtunën në mëngjes (sot) -1 gradë.

Në Chaux-de-Fonds (Nojshatel), i ndodhur 1000 metra mbi nivelin e detit, termometri ka zbritur në -2,2. Shkaku kryesor është anticikloni i Azoreve dhe mungesa e reve.

Fenomeni, sipas ekspertëve, s'ka pse të konsiderohet i jashtëzakonshëm. Më vonë, pasdite, parashikohet që termometri të shkojë në 22 gradë. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.