VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GRANIT XHAKA - ZGJODHA ZVICRËN, SHQIPËRIA NUK MË FTOI KURRË

E Shtunë, 05.31.2014, 07:12pm (GMT1)



Lojtari kombëtar i Zvicrës, shqiptarozvicerani Granit Xhaka në një intervistë për "˜La Gazzetta dello Sport', ka thënë se vjen nga një familje patriotësh dhe një fakt i tillë i ka ndihmuar atij për të arritur shumë në karrierë.

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, ka folur edhe për vendimin e tij që të zgjedhë Zvicrën para Shqipërisë.

Prishtinasi thotë se ishte Zvicra ajo e cila e kontaktoi para Shqipërisë. Ai mundohet t'i kuptojë tifozët të cilët e quajnë atë tradhtar pasi nuk veshi fanellën e Shqipërisë.

"Babai im ka qenë tri vjet në burg për arsye politike dhe kjo më ka mësuar që gjithmonë të luftoj për atë që besoj. Ai më ka rritur mua dhe vëllanë tim duke na mësuar për dashurinë ndaj familjes dhe vendit",
ka thënë Xhaka.

"Kur luajta ndaj Shqipërisë ata më thanë tradhtar dhe për atë arsye unë i kuptova. Por ata i dinë rrënjët e mia, por jo edhe tregimin tim. Unë u linda dhe u rrita në Zvicër dhe Shqipëria nuk më ftoi kurrë. Hitzfeld më telefonoi dhe unë e pranova duke iu shkruar më pas një letër tifozëve", theksoi Xhaka.

Duket folur për të ardhmen e tij, Xhaka nuk e ka përjashtuar mundësinë që të kalojë tek Interi i Italisë.

21-vjeçari bashkë me Xherdan Shaqirin, Valon Behramin, Admir Mehmedin e Blerim Xhemalin do të jenë pjesë të Zvicrës në Kupën e Botës "˜Brazili 2014' që nis më 12 qershor.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.