VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAK BLETË VDIQËN NË ZVICËR GJATË DIMRIT
Vetëm 12% e tyre nuk arritën t'i mbijetojnë stinës së ftohtë

E Martë, 06.03.2014, 09:18pm (GMT1)



Voal-online - Populli i bletëve e ka kaluar dimrin në Zvicër relativisht mirë. Vetëm 12% e tyre ka rënë në "letargji" në tetor dhe nuk është "zgjuar" më në prill. Pavarësisht këtyre shifrave të gëzueshme, në krahasim me vitet e tjera, problemi i vdekjes së bletëve në dimër nuk është zgjidhur.

Kështu nënvizoi të martën (sot) Shoqata e Miqve Zvicerogjermane dhe Retoromançë të Bletëve (VDRB), duke saktësuar se rreth 44% e bletërritësve nuk ka njoftuar humbje të tyre, por ka pasur dëme në pjesën tjetër të bletërritësve.

Informacionet bazohe në hetime të bëra tek bletërritësit në Zvicër dhe në pricnipatën e Lihtenshtajnit.SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.