VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SWISSCOY DO TË VAZHDOJË NË KOSOVË DERI NË FUND TË VITIT 2017
Ueli Maurer - Situata në Kosovë është më e qëndrueshme, por kriminaliteti e dhuna janë ende të pranishme

E Mërkurë, 06.04.2014, 09:09am (GMT1)


Voal-online.ch - Kontigjenti ushtarak zviceran Swisscoy do të vazhdojë të veprojë në Kosovë deri në fund të vitit 2017. Kështilli i Shteteteve ia ka dhënë fakt dritën jeshile, ashtu si kishte bërë më parë Këshilli Kombëtar, zgjatjes së misionit të ruajtjes së paqes, me 42 vota në favor e asnjë kundër.

Efektivi maksimal i kontigjentit do të jetë nga 220 në 235 ushtarë dhe Këshilli Federal mund ta zgjerojë këtë numër deri në 60 veta në një vit, jo nga 80 si deri tani.

Teorikisht, Berna mund t'i japë fund në çdo moment misionit, që ka filluar më 1999. Sipas Ueli Maurerit nuk ka nevojë të pritet ndonjë largim në vitet e afërta. Situata në Kosovë është më e qëndrueshme, por kriminaliteti e dhuna janë ende të pranishme, ka nënvizuar këshilltari federal. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.