VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - OTTMAR HITZFELD - DO TË ARRIJMË NË TETËSHEHitzfeld - Kupën do ta fitojë një skuadër latinoamerikane

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 08:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
OTTMAR HITZFELD - DO TË ARRIJMË NË TETËSHE
Hitzfeld - Kupën do ta fitojë një skuadër latinoamerikane

E Enjte, 06.05.2014, 02:21pm (GMT+1)


Voal-online.ch - Ottmar Hitzfeld thotë se Zvicra në Brazil, ndryshe nga viti 2010, mund të arrijë në tetëshen më të mirë. "Pikat tona të forta janë disiplina taktike, nga njëra anë, dhe kreativiteti sulmues, nga ana tjetër. Ndërkaq, grupi ynë është shumë homogjen: janë lojtarë me përvojë, por në moshë ende të re. Por më favozizuesi për ne është shpirti i skuadrës. Katër vjet më parë ambjenti në "elektrik" dhe kishte shumë fërkime mes lojtarëve. Tani të gjithë janë të bashkuar dhe mbretëron një tjetër mendësi, edhe falë edhe fëmijëve të talentuar të emigrantëve."

Trajneri 65 vjeçar do të ketë në Amerikën e Jugut sfidën e fundit të karrierës së tij: "Për mua Brazili është toka e prejardhjes së futbollit. Është sinonim i lojës së përkryer, pothuaj artistike. Për brezin tim Pelé është më lart se Messi: ka qenë ylli i parë i madh. Në Rio De Zhaneiro e gjetkë ky sport ka një rëndësi hyjnore. Në plazhe njerëzit luajnë futboll nga mëngjesi në mbrëmje. Për këtë arsye kualifikimi për herën të dytë radhasi i Zvicrës merr një tjetër përmasë krahasuar me katër vjet të shkuara."

Përfshirë në një grup me dy skuadra latinoamerikane, përveç Francës, Zvicra tashmë është mësuar me interpretimet e ndryshme të futbollit në dy ndeshjet e fundit miqësore: "Kemi luajtur kundër Xhamajkës dhe Perusë që të përballemi me një tip tjetër futbolli, plot me emocione. Në Honduras e Ekuador lojtarët u pritën nga kryetarët e Shtetit dhe e bënë betimin para tyre... Për ne do të jetë një sfidë e madhe në rrafshin mendor: forcës dhe energjisë së tyre duhet t'iu kundërvëmë qetësinë dhe përqëndrimin. Themelore është ta marrim veten sa më shpejt nga sforcimet fizike. Në i Manaus humben lëngje pesë herë më shumë se normalja."

Ottmar Hitzfeld pastaj ka thënë fjalën e tij për fituesin e kupës: "Mundësitë janë të mëdha që të fitojë përsëri një tjetër vend latinoamerikan - Brazili ose Argjentinës. Evropianët do ta kenë të vështirë për shkak të klimës." SDA/ATS

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SWISSCOY DO TË VAZHDOJË NË KOSOVË DERI NË FUND TË VITIT 2017Ueli Maurer - Situata në Kosovë është më e qëndrueshme, por kriminaliteti e dhuna janë ende të pranishme (06.04.2014)
PAK BLETË VDIQËN NË ZVICËR GJATË DIMRITVetëm 12% e tyre nuk arritën t'i mbijetojnë stinës së ftohtë (06.03.2014)
BEHRAMI, SHAQIRI E XHAKA PRITET TË JENË TITULLARË TË KOMBËTARES ZVICERANE (06.02.2014)
GRANIT XHAKA - ZGJODHA ZVICRËN, SHQIPËRIA NUK MË FTOI KURRË (05.31.2014)
MËNGJESI I 31 MAJIT 2014 - TERMOMETRI NË AEROPORTIN E ZYRIHUT SHËNONTE - 1° (05.31.2014)
ZVICERANËT JANË OPTIMISTË NDAJ SË ARDHMES, E VLERËSOJNË USHTRINË E TYRE, NDËRSA NEUTRALITETIN E KONSIDEROJNË NJË EPËRSI (05.30.2014)
ZVICRA - RRITJE TË MBËSHTETJES PËR SHQIPËRINËFjala e Kryeministrit Rama në prezantimin e Strategjisë së Bashkëpunimit, Shqipëri –Zvicër 2014-2017: (05.29.2014)
NDIHMA ZVICERANE PËR SHQIPËRINË - MBI 70 MILIONË EURO (05.29.2014)
BRAZIL 2014, FLET SHQIPTAROZVICERANI XHERDAN SHAQIRI - YLLI PREJ TË CILIT ZVICRA E PRET FITOREN (05.28.2014)
UNIVERSITETET E ZVICRËS - MË SE NJË E KATËRTA E STUDENTËVE JANË FËMIJË TË EMIGRANTËVE (05.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]