VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICRA PËRSHËNDET KOMBËTAREN E SAJ - SONTE FLUTURON PËR NË BRAZIL

E Premte, 06.06.2014, 10:09pm (GMT1)


Voal-online.ch - Ishin 2500 sot pasdite për t'iu uruar mbarësi sa më të madhe Kombëtare zvicerane, e cila sonte nga ora 22.40 do të fuluturojnë nga Zyrihu për në Brazil.

Stërvitja e fundit në tokën helvete para nisjes ishte me një ngarkesë fare të lehtë, por ka rënë në sy hyrja para kohe në dhomat e zhveshjes e lojtarëve Stephan Lichtsteiner e Admir Mehmedi. Gjendja e këtyre dy lojtarëve nuk duket të krijojë shqetësime të posaçme për mjekun e Kombëtares, i cili do ta sqarojë situatën më mirë pasi të kenë arritur në Porto Seguro, ku do të jetë selia qendrore zvicerane.

Dalja e parë në qytetin e shtetit Bahia, në Estadio Municipal Antonio Carlos Magalhaes, do të jetë të shtunën pasdite (nesër) dhe do të jetë e hapur për publikun. SDA/ATS

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.