VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VËLLEZËRIT E VALON BEHRAMIT

E Shtunë, 06.07.2014, 03:24pm (GMT1)


Superylli i Napolit dhe i kombëtares zvicerane Valon Behrami i ka quajtur vëllezër të tij futbollistët e tjerë shqiptarë në kombëtaren e Zvicrës.

Edhe kombëtarja zvicerane u nis drejt Brazilit ku do paraqiten për të përfaqësuar sa më denjësisht vendin e tyre.

Valon Behrami ka postuar një foto me bashkëlojtarët e tij bashkëkombas shqiptar të kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi e Blerim Xhemaili para nisjes për në Brazil duke i quajtur ata vëllezër.

Pak para nisjes, Valon Behrami në rrjetin social postoi foton që e shihni më lartë me mbishkrimin: Gati për fluturim, #Brazil #Vëllezër #Kupa e Botës 2014, shkruan Behrami, transmeton "˜Sporti 1'.

Këta njëherit janë edhe 5 shqiptarët e vetëm të ftuar nga Otmar Hitzfeld për Brazil.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.