VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Mistër Ikea është gjithnjë më i pasuri i Zvicrës

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 11:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 

Mistër Ikea është gjithnjë më i pasuri i Zvicrës


E Premte, 12.04.2009, 09:33pm (GMT+1)

 

 

 

Voal-online Themeluesi dhe pronari i Ikea, Ingvar Kamprad, me një pasuri të vlerësuar midis 35 e 36 miliardë frangave, është gjithnjë banori më i pasur i Zvicrës. Në vend të dytë (me 15 miliardë) familjet Hoffmann e Oeri, pronare të Roche.

300 banorët më të kamur në Zvicër kanë një pasuri të vlerësuar në tërësi me 450 miliardë franga. Në krahasim me vitin e shkuar ka një rënie prej 10 miliardë frangash.

Në klasifikimin e viti 2009 të së përmuajshmes Bilanz që i tregon "patokët" e Konfederatës, vijojnë Ernesto Bertarelli (ish Serono) e familja Brenninkmeijer (C&A). Disa të pasur kanë vuajtur më shumë se të tjerët nga kriza: është rasti i familjes Latsis dhe e investitorit rus Viktor Vekselberg ( së bashku vlerësohet të kenë humbur 3 miliardë nga pasuria e tyre).

Midis personave të tjerë të përmendur në vendet e para të klasifikimit të Bilanz,  organizatori i Formulës Një Bernie Ecclestone (ka humbur 2 miliardë franga, por i kanë mbetur 3-4 miliardë), lamilja Liebherr (makineri ndërtimi). Nicolas Hayek ka fituar falë paraqitjes së mirë të titullit Swatch në bursë, 1,75 miliarda.

 

Midis më të pasurve në Tiçino janë vëllezërit Sergio e Geo Mantegazza pasuria e të cilëve i kalon 4 miliardë franga. Në klasifikimin mujor financiar janë përmendur edhe Heidi Horten (3-4 miliardë), Helga Kellerhals (4 miliardë), trashëgimtarët Thyssen Bornemisza (1,5 miliardë), familja Zegna, familja Cornaro, Tito Tettamanti (600-700 milionë), Silvio Tarchini (300-400 milionë), Vittorio Ghidella (200-300 milionë). Midis banorëve të Graubindenit spikatin Carlo De Benedetti (2-3 miliardë) e Athina Onassis  (3-4 miliardë franga). (http://info.rsi.ch/home)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Polanski në arrest shtëpiak (12.04.2009)
Portreti i presidentes së re zvicerane Doris Lojtard (12.02.2009)
Doris Lojtard është presidentja e re e Konfederatës (12.02.2009)
Berna nuk e ndërpret asnjëherë ndihmën ndaj shtypit (12.01.2009)
Ditën e lirimit të mundshëm akuza të reja për Polanskin (11.30.2009)
UBS kërcënon t'i largojë selitë qendrore (11.29.2009)
Evropa e Lirë: Po ndalimit të minareve (11.29.2009)
Zëri i Amerikës: Gati referendumi për minaretë e xhamive (11.29.2009)
Vatikani kundër ndalimit të minareve (11.27.2009)
Roman Polanski nuk lirohet para së hënës (11.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]