VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Mistër Ikea është gjithnjë më i pasuri i Zvicrës


E Premte, 12.04.2009, 09:33pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Themeluesi dhe pronari i Ikea, Ingvar Kamprad, me një pasuri të vlerësuar midis 35 e 36 miliardë frangave, është gjithnjë banori më i pasur i Zvicrës. Në vend të dytë (me 15 miliardë) familjet Hoffmann e Oeri, pronare të Roche.

300 banorët më të kamur në Zvicër kanë një pasuri të vlerësuar në tërësi me 450 miliardë franga. Në krahasim me vitin e shkuar ka një rënie prej 10 miliardë frangash.

Në klasifikimin e viti 2009 të së përmuajshmes Bilanz që i tregon "patokët" e Konfederatës, vijojnë Ernesto Bertarelli (ish Serono) e familja Brenninkmeijer (C&A). Disa të pasur kanë vuajtur më shumë se të tjerët nga kriza: është rasti i familjes Latsis dhe e investitorit rus Viktor Vekselberg ( së bashku vlerësohet të kenë humbur 3 miliardë nga pasuria e tyre).

Midis personave të tjerë të përmendur në vendet e para të klasifikimit të Bilanz,  organizatori i Formulës Një Bernie Ecclestone (ka humbur 2 miliardë franga, por i kanë mbetur 3-4 miliardë), lamilja Liebherr (makineri ndërtimi). Nicolas Hayek ka fituar falë paraqitjes së mirë të titullit Swatch në bursë, 1,75 miliarda.

 

Midis më të pasurve në Tiçino janë vëllezërit Sergio e Geo Mantegazza pasuria e të cilëve i kalon 4 miliardë franga. Në klasifikimin mujor financiar janë përmendur edhe Heidi Horten (3-4 miliardë), Helga Kellerhals (4 miliardë), trashëgimtarët Thyssen Bornemisza (1,5 miliardë), familja Zegna, familja Cornaro, Tito Tettamanti (600-700 milionë), Silvio Tarchini (300-400 milionë), Vittorio Ghidella (200-300 milionë). Midis banorëve të Graubindenit spikatin Carlo De Benedetti (2-3 miliardë) e Athina Onassis  (3-4 miliardë franga). (http://info.rsi.ch/home)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.