VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARRESTOHET DOMINIQUE GIROUD - IU KA VËNË SPIUNË GAZETARËVE
Tregtari i madh i verëra ishte nën hetime

E Enjte, 06.12.2014, 01:30pm (GMT1)



Voal-online.ch - Kthesë e papritur në çështjen penale të Dominique Giroud, tregtarin valezan nën hetime për një varg shkeljesh, të cilat fillojnë nga ato fiskale tek ndërhyrjet e tepëruara në verërat që shiste. Ai u arrestua bashkë me tre të tjerë sipas urdhërit të Prokurorit Publik të Gjenevës.

Në pranga kanë përfunduar mes tjerëve edhe një hacker profesionist e një hetues privat. Akuza për të karë është se kanë urdhëruar e krye aksione piraterie informatike në kompjutera të ndryshëm, të cilët iu përkasin të paktën dy gazetarëve. Qëllimi, ka shumë të ngjarë, ishte për të identifikuar burimet e daljes së lajmeve, nëpërmjet të cilave shtypi është duke e përditësuar opinionin publik mbi zhvillimin e rastit. Mediat për të cilët reporterët punonin (radiotelevizioni romand e e gazeta Le Temps) kanë bërë denoncime.

Operacioni i spiunazhit, saktëson prokuroria, është përqëndruar me pjesëmarrjen edhe të një agjentit të shëbimeve të informacionit të Konfederatës, të cilët thonë se nuk kanë të bëjnë me rastin dhe janë distancuar nga bashkëpunëtori. SDA/ATS
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.