VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ME U DASHURUE ME URAT - ZVICËR: URA E LANDWASSERVIADUKT: MONUMENT NË LISTËN E TRASHËGIMISË BOTËRORE TË UNESCO-s
E Premte, 06.13.2014, 08:53pm (GMT1)



Sa të bukura janë urat. Lidhin brigje. Lidhin njerëz. Bashkojnë hapësira. Në Zvicër ka ura pa fund. Disa prej tyre janë vepra arti të vërteta si njëra prej tyre Landwasserviadukt, e cila është një urë hekurudhore 65 metra e lartë, 136 metra e gjatë, në kantonin Graubünden.

Gjatë vitit mbi këtë urë kalojnë 22 mijë trena, ndërsa gjatë ditës 60 syresh.

Nga 7 korriku 2008 kjo urë është futur në në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Si një nga kryeveprat më spektakolare të inxhinierisë zvicerane.

Ura e
Landwasserviadukt u ndërtua midis viteve 1901-1902, pra rreth 112 vite më parë, afër stacionit të trenit Filisur. Prej asaj kohe ajo veç magjeps me bukurinë e saj, ndërsa mbi vijnë e shkojnë trenat.



www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.