VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

XHERDAN SHAQIRI ËSHTË PRITUR NË BRAZIL SI 'MESSI I ALPEVE'

E Shtunë, 06.14.2014, 07:28pm (GMT1)




Xherdan Shaqiri (djathtas) dhe Adnan Januzaj në fotografitë në stadiumin në Mitrovicë


Anëtari 22 vjeçar i kombëtares së Zvicrës në Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil, Xherdan Shaqiri, aktualisht konsiderohet se është njëri nga lojtarët më të mirë në Evropë.
 
Kur ai erdhi me prindërit e tij nga Kosova në Zvicër, para më se dy dekadash, posa kishte filluar të ecte.
 
Tash ai luan për Bajernin e Munihut.
 
"Kur luaj dëshiroj të kënaqem", tha Shaqiri, dhe ka shtuar se "nëse nuk kam kënaqësi, atëherë kjo nuk ka kuptim".
 
Një reporter brazilian e pyeti Shaqirin, për të cilin thuhet se është "Messi i Alpeve", se a ishte i befasuar me pritjen entuziaste në qytetin Porto Seguro, duke pasur parasysh se "lojtarët e Zvicrës njuk janë të njohur në Brazil".
 
Shaqiri reagoi me njëfarë indinjate duke thënë se "unë luaj për Bajernin e Munihut, që është ndër klubet më të njohura në botë, prandaj nuk jam i befasuar që çdokush e di se kush jam unë", raporton agjencia Reuters nga Brazili.
 
Kombëtarja e Zvicrës nesër luan kundër Ekuadorit në kuadër të Grupit E.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.