VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VALON BEHRAMI - GATI PËR BOTËRORIN E TRETË PERSONAL

E Djelë, 06.15.2014, 08:12am (GMT1)



Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Valon Behrami do të marrë pjesë për herë të tretë në Botëror, edhe pse nuk ka kompletuar asnjëherë një takim të plotë në garën më të madhe.

Mesfushori i Napolit kishte pësuar një lëndim në fillim të Botërorit 2006 që e mbajti atë jashtë dy ndeshjeve të para. Ai ishte paraqitur vetëm dy minuta në ndeshjen e fundit të grupit.

Mitrovicasi ishte ftuar përsëri në skuadrën e Zvicrës për Botërorin 2010, por ishte në bankën rezervë kundër Spanjës dhe pastaj ishte ndëshkuar me karton të kuq kundër Kilit në minutën e 31-të ku përmbylli pjesëmarrjen në Botëror.

Tash, 29-vjeçari pret të zhvillojë ndeshjen hapëse kundër Ekuadorit në grupin E me shpresën të kompensojë dëshpërimet e mëparshme.

"Ky është Botërori im i tretë e dy të parët nuk shkuan aq mirë. Jam me fat që kam edhe një shans", ka thënë Behrami.

"Do të bëj më të mirën e mundshme të jem më mirë se rastet e mëhershme dhe të paktën të përfundojë një takim. Kam bërë disa gabime në të kaluarën dhe kam kujtime të këqija nga Botërorët e kaluar, por tani jam lojtar më ndryshe".

"Nuk pres shumë nga e ardhmja, jam pjekur dhe kam zhvilluar lojën time. Mezi pres të zhvilloj lojën kundër Ekuadorit. Ne dimë se ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Nuk mund të presim që të fillojë. Kemi bërë gjithçka të bëhemi gati. Koha është tani".
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.