VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UELI MAURER NË BRAZIL - INKURAJON KOMBËTAREN ZVICERANE NË PRAG TË NDESHJES ME EKUADORIN

E Djelë, 06.15.2014, 10:46am (GMT1)


Maurer në Brazil me presidentin e Federatës Zvicerane të Futbollit Gilleron


Voal-online.ch - Këshilltari federal Ueli Maurer i ka takuar mbrëmë lojtarët e kombëtares zvicerane në prag të ndeshjes që zhvillohet sot, e para e saj në këto finale, kundër Ekuadorit. Politikani është shprehur optimist, duke thënë se kuqkryqtë do të fitojnë 3-0.

Në takimin që ka pasur në Brazilia, Maurer ka marrë një fanellë të skuadrës me të gjitha firmat e lojtarëve pas një fjalimit të shkurtër - përmbajtjen e të cilit nuk ka dashur t'ua tregojë mediave të cilat e kanë shoqëruar gjatë qëndrimit në selinë e përfaqësueses, por vetëm një citat për të shkuarën e tij si futbollist kur luante në skuadrat e të rinjve në Hinwil (kantoni i Zyrihut).

Ministri i Sportit do të qëndrojë në Brazil vetëm për një pjesë të finaleve, por ka thënë se do të rikthehet atje me shumë kënaqësi në rastin e lumtur kur skuadra helvetike do të meritonte të luante në çerekfinale. SDA/ATS


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.