VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICRA TRIUMFON NDAJ EKUADORIT NË MINUTËN E 93-të
Golat u shënuan nga lojtarët rezervë - Admir Mehmedi e Haris Seferoviç

E Djelë, 06.15.2014, 06:57pm (GMT1)


Goli i parë në një Botëror për Admir Mehmedin

Voal-online.ch - Kur gjithçka dukej tashmë e përfunduar, Zvicra ia arrin të rrëmbejë një fitore të pashpresuar. Në minutën e 92-të një Behrami në version Cannavaro kundër Gjermanisë në vitin 2006, ka asgjësuar mundësinë e shumëpritur për Ekuadorin, është rinisur me gjithë shpjetësinë drejt gjysmëfushës e, pasi i ka rezistuar një stërkëmbëshi dhe një rrëzimi (për çka gjyqtari ia dha avantazhin), e ka bërë të mundur që Rodriguez t'i shërbejë Haris Seferoviçit për rezultatin përfundimtar 2-1.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.