VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FLAMURI I IBRAHIM RUGOVËS VALVITET NË BRAZIL - FRYMËZON LOJTARËT SHQIPTARË TË KOMBËTARES SË ZVICRËS (Foto e REUTERS)

E Hënë, 06.16.2014, 07:33am (GMT1)



Një tifoz i kombëtares së Zvicres, në të cilën luajnë pesë shqiptarë, është kujdesur që në Brazil të marrë edhe një flamur të Dardanisë, të cilin ish-presidenti Ibrahim Rugova e kishte propozuar për flamur shtetëror të Kosovës.

Kamera është fokusuar tek tifozët helvetik, kur u shënua goli i dytë dhe i fitores i Zvicrës kundër Ekuadorit. E aksioni për këtë gol nisi nga shqiptari i Mitrovicës, Valon Behrami, që për mrekulli ndërpreu aksionin e sulmit ekuadorian, për tu nisur në kundërsulmin e suksesshëm.

Flamurin dardan e kanë kapur edhe objektivët e agjencisë Reuters, ndërsa koha.net u sjell ato.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.