VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BRAZIL 2014, XHERDAN SHAQIRI DHE ADMIR MEHMEDI NË NJË KUJTIM VËLLAZËROR - BËJNË SHENJËN E FITORES

E Hënë, 06.16.2014, 09:41am (GMT1)


Voal-online.ch - BRAZILIA - Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi kanë postuar nga Brazilia, kryeqyteti i Brazilit, ku ata bënë paraqitje tejet të suksesshme në ndeshjen kundër Ekuadorit dhe ku Admir Mehmedi shënoi golin e tij të parë në një Botëror, i cili ishte edhe goli i parë i një shqiptari në një Botëror.

Shaqiri dhe Mehmedi kanë pozuar duke bërë shenjën e fitores, ndërkohë që Shaqiri bën edhe një gjest vëllazëror duke ia hedhur krahun Mehmedit.

Komentatorët dje, duke folur për komunikimin tejet të mirë mes dy lojtarëve gjatë ndeshjes, nënvizuan se Shaqiri dhe Mehmedi janë së bashku në një dhomë në hotelin ku po qëndron kombëtarja zvicerane.

Ua sjellim me kënaqësi lexuesve këtë foto me përmbajtje shumë simbolike të suksesit të shqiptarëve të vëllazëruar.

--

Ai erdhi, shikoi dhe menjëherë shënoi. Heroi i kombëtares Admir Mehmedi golin ia kushtoi Gjyshes së vet të ndjerë.

Gati vetëm dy minuta pas inkuadrimit në lojë Admir Mehmedi barazon rezultatin me Ekuadorin dhe feston me gishtin tregues drejt qiellit, nje mesazh respekti kujtimi e malli për gjyshen e vet të ndjerë. Blick-ut do ti deklarojë «Menjiherë mendja më shkoi te gjyshja ime».

Gjyshja e Admirit vdiq me 5 qershor të vitit 2013 :"Gjithë gjyshërit më vdiqën herët, e unë vetëm me ta shijoja kohën sa ishim për pushime në Maqedoni, vetëm atje çka kërkoja dëshirat e mia u plotësojshion nga gjyshja , për plyastation flipper e gjithçka tjetër të hollat i kisha nga gjyshja» thot Admiri.

«Jam shumë i sgirtë se ajo në parajsë është shumë krenare me mua», perfundoi rrëfimin për Blick heroi i ndeshjes së mbrëmshme me Ekuadorin dhe shqiptari i parë që shënoi në një kampiopnat botëror Admir Mehmeti


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.