VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SVP kërkon politikë të re familjare

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 12:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
SVP kërkon politikë të re familjare
E Djelë, 12.06.2009, 10:48am (GMT+1)

 

 

   

Voal-online Prindërit që nuk janë krerë të strukturave të jashtme të familjes për mbajtjen e fëmijëve të tyre nuk duhet penalizuar me taksa dhe tatime. Kjo është parulla e delegatëve të SVP, mbledhur në asamble në Pfäffikon (Shvyc), të cilët me 367 vota pa asnjë kundër kanë ndërmarrë një iniciativë të re popullore. Partia Popullore Zvicerane (SVP) manifeston kështu pakënaqësinë e saj ndaj politikës aktuale familjare në Zvicër.

Iniciativa kërkon që në Ligjin Federal mbi harmonizimin e tatimeve dhe taksave të shtohet një paragraf për ata që në mënyrë të pavarur i mbajnë fëmijët e tyre. Ata duhet të trajtohen njësoj si prindërit që janë kryefamiljarë.

 

Propozimi për ndryshim kushtetues bën që SVP t'i kundërvihet ligjit të miratuar në parlament vjeshtën e sivjetme, i cili, sipas SVP i diskriminon familjet e quajtura "tradicionale", siç ka shpjeguar presidenti i SVP Toni Brunner. Dhomat e parlamentit kanë pranuar që prindërit, të cilët ua besojnë profesionistëve përkujdesjen ndaj fëmijëve të tyre, mund të kenë deri në 10 000 franga më pak tatime federale në vit. Në disa kantone kjo tashmë ka hyrë në fuqi.

 

Sipas nënpresidentit të partisë Christoph Blocher Shteti ka zëvendësuar familjen në përkujdesjen për fëmijën me një model të trajtimit jashtëfamiljar të mbështetur në financimin publik. Kështu që edukimi i fëmijëve është në duart e të punësuarve të Shtetit e jo në duart e familjeve.

 

Edhe këshilltari federal Ueli Maurer është shprehur ngjashëm. Familja është bërthama e shoqërisë dhe garancia e së ardhmes së saj. Shteti nuk duhe të luajë "nënë dhe baba", por të vendosë rregulla për këtë, ka thënë ai.

Në fillim të asamblesë Brunner ka qortuar sjelljen e Këshillit Federal pas votës kundër ndërtimit të minareve. Ministra të veçantë - Brunner ka përmendur Hans-Rudolf Merz, Micheline Calmy-Rey e Eveline Widmer-Schlumpf kanë kritikuar verdiktin e popullit në vend që ta mbronin. Duke bërë kështu ata e kanë shkelur betimin që ua imponon atyre të luftojnë për popullin dhe për vendin, ka vazhduar ai. Ky episod tregon sa i përshtatet inciativa popullore e  SVP Këshillit Federal, ka shtuar ai.

Delegatët janë marrë edhe me arsimin publik. Blocher ka thënë se politika shkollore zvicerane është e dominuar nga një ideologji socialista. Shkolla aktuale, sipas disa ekspertëve, priret t'i llastojë studentët, në vend që ta vlerëojë përpjekjen dhe punën e tyre. Është koha që SVP t'i kundërvihet kësaj dukurie.

 

Ish kreu i Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë madje ka kritikuar Marrëveshjen Ndërkantonale për Harmonizimin e Arsimit të Detyrueshëm (konkordati HarmoS), planin zvicerogjerman të harmonizimit të programeve shkollore (Plani 21) e vënien nën kujdesje jashtëfamiljare të minorenëve. Blocher ka denocnuar pastaj heqjen dorë prej dialekit zviceran të gjermanishtes në favor të Hochdeutsch në shkollat gjermanofone. Sipas tij, kjo masë i lë pa rrënjë fëmijët duke i pivuar prej gjuhës së tyre amtare. (http://info.rsi.ch)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fotoreportazh - Polanski në arrest shtëpiak (12.04.2009)
Mistër Ikea është gjithnjë më i pasuri i Zvicrës (12.04.2009)
Polanski në arrest shtëpiak (12.04.2009)
Portreti i presidentes së re zvicerane Doris Lojtard (12.02.2009)
Doris Lojtard është presidentja e re e Konfederatës (12.02.2009)
Berna nuk e ndërpret asnjëherë ndihmën ndaj shtypit (12.01.2009)
Ditën e lirimit të mundshëm akuza të reja për Polanskin (11.30.2009)
UBS kërcënon t'i largojë selitë qendrore (11.29.2009)
Evropa e Lirë: Po ndalimit të minareve (11.29.2009)
Zëri i Amerikës: Gati referendumi për minaretë e xhamive (11.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]