VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SVP kërkon politikë të re familjare E Djelë, 12.06.2009, 10:48am (GMT1) Voal-online Prindërit që nuk janë krerë të strukturave të jashtme të familjes për mbajtjen e fëmijëve të tyre nuk duhet penalizuar me taksa dhe tatime. Kjo është parulla e delegatëve të SVP, mbledhur në asamble në Pfäffikon (Shvyc), të cilët me 367 vota pa asnjë kundër kanë ndërmarrë një iniciativë të re popullore. Partia Popullore Zvicerane (SVP) manifeston kështu pakënaqësinë e saj ndaj politikës aktuale familjare në Zvicër. Propozimi për ndryshim kushtetues bën që SVP t'i kundërvihet ligjit të miratuar në parlament vjeshtën e sivjetme, i cili, sipas SVP i diskriminon familjet e quajtura "tradicionale", siç ka shpjeguar presidenti i SVP Toni Brunner. Dhomat e parlamentit kanë pranuar që prindërit, të cilët ua besojnë profesionistëve përkujdesjen ndaj fëmijëve të tyre, mund të kenë deri në 10 000 franga më pak tatime federale në vit. Në disa kantone kjo tashmë ka hyrë në fuqi. Sipas nënpresidentit të partisë Christoph Blocher Shteti ka zëvendësuar familjen në përkujdesjen për fëmijën me një model të trajtimit jashtëfamiljar të mbështetur në financimin publik. Kështu që edukimi i fëmijëve është në duart e të punësuarve të Shtetit e jo në duart e familjeve. Edhe këshilltari federal Ueli Maurer është shprehur ngjashëm. Familja është bërthama e shoqërisë dhe garancia e së ardhmes së saj. Shteti nuk duhe të luajë "nënë dhe baba", por të vendosë rregulla për këtë, ka thënë ai. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |