VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICRA KA 47 500 TË PASUR MË SHUMË SE NË VITIN 2012
Milionerët janë 330 000 - pasuria është shtuar 13% duke regjistruar rekord të ri

E Mërkurë, 06.18.2014, 10:06pm (GMT1)



Voal-online.ch - Gjithnjë e më shumë të pasur në Zvicër falë koniunkturës së mirë dhe falë bursës. Krahasuar me vitin 2012 milinerët janë 47 500 më shumë, duke arritur në 330 000 (në gjithë botën janë 13 milionë e 730 mijë). Në vitin 2013 pasuria e të kamurve helvetë është shtuar 13,8% në krahasim me vitin e mëparshëm, duke arritur në 52 620 miliardë dollarë. Është një rekord.

Për të bërë pjesë në kategori duhet të jesh pornar i mbi 1 milionë dollarëve (përjashtuar shtëpia kryesore, koleksionet dhe të mirat materiale të konsumit të përditshëm). Kështu bën të ditur raporti "World Wealth Report" realizuar nga Capgemini me Royal Bank of Canada (RBC) e paraqitur të mërkurën (sot) në Zyrih.

Rritja më e madhe në rrafsh botëror është regjistruar në Irlandë (+25%). Zvicra (+16%) ka kaluar Kanadanë dhe është në vendin e shtatë. Ndërkaq 60% e pasurisë botërore është përqëndruar në SHBA, Kinë, Gjermani e Japoni. SDA/ATS

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.