VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EDHE ADMIR MEHMEDI TITULLAR KUNDËR FRANCËS
Përballja mes Zvicrës dhe Francës luhet sot në orën 21:00

E Premte, 06.20.2014, 06:58am (GMT1)



Përveç Xherdan Shaqirit, Valon Behramit dhe Granit Xhakës, në ndeshjen ndaj Francës nga minuta e parë pritet të luajë edhe Admir Mehmedi.

Sipas tabloidit zviceran "˜Blick', selektori i helvetikëve, Ottmar Hitzfeld pritet ta lërë në bankën rezervë sulmuesin Valentin Stocker, i cili ndaj Ekuadorit ishte titullar.

Kurse, sulmuesi shqiptar pritet ta nisë ndeshjen nga fillimi. Mehmedi ishte zëvendësues në ndeshje ndaj Ekuadorit, derisa vetëm dy minuta pas inkuadrimit në fushë arriti ta barazojë rezultatin në 1:1.

Sulmuesi i ekipit gjerman, Freiburg, thotë se është i gatshëm të luajë të premten ndaj përfaqësueses së gjelave.

"Franca është një kundërshtar i fortë që vjen drejt nesh. Francezët janë rikthyer pas vështirësive në vitet e fundit. Ata kanë lojtar të fortë si Benzema. Natyrisht unë jam i gatshëm dhe në formë", ka deklaruar Mehmedi.

Përballja mes Zvicrës dhe Francës luhet sot në orën 21:00.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.