E Shtunë, 04.20.2024, 04:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
SHQIPTARËT SHËNOJNË NË HUMBJEN E ZVICRËS

E Shtunë, 06.21.2014, 06:33am (GMT+1)



Zvicra me pesë shqiptarët e saj u mund thellë nga Franca në xhiron e dytë të grupit E.

Francezët dominuan në tërësi takimin në të cilin shqiptarët zviceranë nuk ishin në formën e tyre më të mirë, pasi pësuan humbje me rezultat 5 me 2.

Zëvendësuesi Blerim Xhemajli dhe Granit Xhaka shënuan dy golat e Zvicrës që u tregua shumë e dobët në këtë takim.

Zviceranët pësuan dy gola brenda dy minutave. Fillimisht ishte Olivier Giroud që shënoi me kokë, para se Valon Behrami të gabonte në mesfushë që ia mundësoi Blaise Matuidit të shënonte golin e dytë në minutën e 17.

Kur po kalonin 30 minuta lojë francezët fituan një penallti kur Johan Djouru ndërhyri në Benzeman i cili mori përsipër për të gjuajtur penalltinë, por portieri Benaglio priti gjuajtjen e tij nga 11 metra.

Pesë minuta papërfunduar pjesa e parë Matthieu Valbuena realizoi për 3 me 0. Giroud depërtoi nga ana e majtë para se të harkonte për mesfushorin që shënoi në golin e zbrazët.

Benzema e kompletoi "pokerin" e golave në minutën e 65-të kur shfrytëzoi pasimin e Paul Pogbas për të mposhtur portierin Benaglio.

Golin e pestë të Francës e shënoi Sissoko pas asistimit të Benzemas.

Blerim Xhemajli shënoi golin e parë me një gjuajtje "predhë" nga 30 metra distancë në minutën e 81.

Gjashtë minuta më vonë për rezultatin 5 me 2 u përkujdes Granit Xhaka që shënoi me një goditje volej.kd
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLITIKANI ZVICERAN QË SHPËTOI BEHRAMIN NGA DËBIMI NË KOSOVË“Unë nuk e kam bërë këtë për futbollin por për humanitetin”, politikani Alex Pedrazzini në retrospektivë (06.20.2014)
EDHE ADMIR MEHMEDI TITULLAR KUNDËR FRANCËSPërballja mes Zvicrës dhe Francës luhet sot në orën 21:00 (06.20.2014)
ZVICRA KA 47 500 TË PASUR MË SHUMË SE NË VITIN 2012Milionerët janë 330 000 - pasuria është shtuar 13% duke regjistruar rekord të ri (06.18.2014)
BRAZIL 2014, XHERDAN SHAQIRI DHE ADMIR MEHMEDI NË NJË KUJTIM VËLLAZËROR - BËJNË SHENJËN E FITORES (06.16.2014)
FLAMURI I IBRAHIM RUGOVËS VALVITET NË BRAZIL - FRYMËZON LOJTARËT SHQIPTARË TË KOMBËTARES SË ZVICRËS (Foto e REUTERS) (06.16.2014)
ZVICRA TRIUMFON NDAJ EKUADORIT NË MINUTËN E 93-tëGolat u shënuan nga lojtarët rezervë - Admir Mehmedi e Haris Seferoviç (06.15.2014)
UELI MAURER NË BRAZIL - INKURAJON KOMBËTAREN ZVICERANE NË PRAG TË NDESHJES ME EKUADORIN (06.15.2014)
VALON BEHRAMI - GATI PËR BOTËRORIN E TRETË PERSONAL (06.15.2014)
XHERDAN SHAQIRI ËSHTË PRITUR NË BRAZIL SI 'MESSI I ALPEVE' (06.14.2014)
ME U DASHURUE ME URAT - ZVICËR: URA E LANDWASSERVIADUKT: MONUMENT NË LISTËN E TRASHËGIMISË BOTËRORE TË UNESCO-s (06.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]