VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPTARËT SHËNOJNË NË HUMBJEN E ZVICRËS

E Shtunë, 06.21.2014, 06:33am (GMT1)



Zvicra me pesë shqiptarët e saj u mund thellë nga Franca në xhiron e dytë të grupit E.

Francezët dominuan në tërësi takimin në të cilin shqiptarët zviceranë nuk ishin në formën e tyre më të mirë, pasi pësuan humbje me rezultat 5 me 2.

Zëvendësuesi Blerim Xhemajli dhe Granit Xhaka shënuan dy golat e Zvicrës që u tregua shumë e dobët në këtë takim.

Zviceranët pësuan dy gola brenda dy minutave. Fillimisht ishte Olivier Giroud që shënoi me kokë, para se Valon Behrami të gabonte në mesfushë që ia mundësoi Blaise Matuidit të shënonte golin e dytë në minutën e 17.

Kur po kalonin 30 minuta lojë francezët fituan një penallti kur Johan Djouru ndërhyri në Benzeman i cili mori përsipër për të gjuajtur penalltinë, por portieri Benaglio priti gjuajtjen e tij nga 11 metra.

Pesë minuta papërfunduar pjesa e parë Matthieu Valbuena realizoi për 3 me 0. Giroud depërtoi nga ana e majtë para se të harkonte për mesfushorin që shënoi në golin e zbrazët.

Benzema e kompletoi "pokerin" e golave në minutën e 65-të kur shfrytëzoi pasimin e Paul Pogbas për të mposhtur portierin Benaglio.

Golin e pestë të Francës e shënoi Sissoko pas asistimit të Benzemas.

Blerim Xhemajli shënoi golin e parë me një gjuajtje "predhë" nga 30 metra distancë në minutën e 81.

Gjashtë minuta më vonë për rezultatin 5 me 2 u përkujdes Granit Xhaka që shënoi me një goditje volej.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.