VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

'ATENTATI' I FRANCEZËVE NË MINUTËN E 7-të NXORI NGA NDESHJA LOJTARIN ORGANIZATOR STEVE VON BERGEN
Von Bergen është nisur urgjent për në Zvicër që të marrë trajtimet mjekësore

E Shtunë, 06.21.2014, 07:28am (GMT1)



Voal-online.ch - Për mbrojtësin e lirë të Kombëtares zvicerane Steve von Bergen kampionat botëror ka mbaruar para kohe. Ai u dëmtua rëndë në fytyrë, pranë syrit të majtë nga një ngritje flagrante takash e lojtarit francez Olivier Giroud në minutën e 7-të.

Ky 'atentat' i rëndë çoi në rezultatin 2:5 të Zvicrës ndaj Francës. Steve von Bergen u shtrua në spitalin e qytetit Salvador, ku po zhvillohej ndeshja dhe mjekët konstatuan një frakturë (thyerje kocke) në anën e majtë të orbitës së syrit të majtë.

Lojtari organizator i Kombëtares zvicerane, 31 vjeçari Steve von Bergen, duhet të kthehet sa më shpejt në Zvicër për të marrë trajtimet e duhura. Në fluturimin për në atdhe, ai shoqërohet nga Dr. Roland Grossen, njërin prej mjekëve të ekipit kombëtar zviceran në Brazil.

Steve von Bergen është praktikisht shpirti dhe mendja e ekipit zviceran, sepse ai është lojtari më me përvojë në Kombëtare dhe është gjithashtu lojtari organizator i saj.




www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.