VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SAIMIR PIRGU MAGJEPS DHJETËRA MIJË ADHURUES TË OPERËS NË SHESHIN E ZYRIHUT

E Djelë, 06.22.2014, 07:11am (GMT1)




Është kulmi i zhvillimit të Botërorit të futbollit "Brazil 2014" por kjo nuk ka penguar dhjetëra mijë veta të zënë vend në vapë, në sheshin Sechseläuten të Zyrihut për të shikuar një operë. "Rigoletto", opera që po shfaqej në sallën e Operës të Zyrihut, është transmetuar live në sheshin e përmendur që ndodhet para ndërtesës së shtëpisë operistike.

Kjo operë në të cilën tenori shqiptar Saimir Pirgu luan njërin ndër rolet kryesore, ka korrur sukses edhe në premierën e saj të shfaqur rreth një vit e gjysmë më parë. Prej atëherë ajo ka përjetuar një sërë reprizash dhe është pritur shumë mirë secilën herë.

Ndërsa transmetimi i saj live ka qenë një dimension i ri, i papërjetuar më parë i një opere. Atmosfera e krijuar nga publiku me numër të madh, i ulur në mënyrë të lirshme ose duke qëndruar këmbë, ishte diçka e papërsëritshme. Tingujt e dhimbshëm e dramatikë të "Rigolettos" derdheshin në hapësirën e sheshit më të madh të Zvicrës, fare pranë liqenit, duke magjepsur kështu me atmosferën e operës së njohur klasike edhe gjithë shëtitësit buzë liqenit.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.