VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Minaret, një iniciativë për ta shfuqizuar ndalimin
E Djelë, 12.06.2009, 05:35pm (GMT1)

 

Voal-online Anëtarë të ndryshëm të Club Helvétique një grup që bashkon intelektualë të famshëm zviceranë  - duan që ndalimi i ndërtimit të minareve të mos shfaqet në Kushtetutën Federale. Neni përkatës, miratuar të dielën e shkuar në votim, duhet të zëvendësohet nga një nen që nxit tolerancën.

Ende nuk kemi një projekt të qartë e përfundimtar, i ka thënë Agjencisë Zvicerane të Lajmeve (SDA/ATS) Giusep Nay, presidenti aktual i Gjykatës Federale, duke iu referuar informacionit të publikuar nga « NZZ », « Sonntag » e « SonntagsBlick ». Hamendjet më të mundshme janë për një iniciativë popullore ose për një iniciativë parlamentare.

Club Helvétique, që nuk ka ndërmend të veprojë i vetëm, parashikon të përpilojë një projekt. Një mbledhje është parashikuar në mesin e dhjetorit. « Nisur nga fakti që ne vetë nuk kemi mjete të mjaftueshme, propozimit duhet të ketë një mbështetje me bazë sa më të gjerë të mundshme, » ka thënë Nay. Duke vepruar në këtë mënyrë, thotë graubindasi, një iniciativë popullor do të kishte « realisht mundësi » suksesi. « Do të ishte e trishtueshme nëse do të rrinim duarkryq dhe t'i linim gjërat siç i kemi lënë. »

Themeluar më 2007, Club Helvétique synon të nxitë diskutime politike.Midis anëtarëve themelues, përkrah Nay-t, figuron publicisti Roger de Weck, sociologu Kurt Imhof dhe historiani Georg Kreis. (http://info.rsi.ch)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.