VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZVICRA - VENDI MË I SHTRENJTË NË EVROPË

E Djelë, 06.22.2014, 10:47am (GMT1)


Pas qytetarëve zviceranë vijnë norvegjezët në Evropë që duhet të paguajnë më shumë për artikujt e konsumit

Zvicra është vendi me çmimet më të shtrenjta në Evropë. Sipas shifrave të fundit të publikuara nga "Eurostat" çmimet për konsum në vitin 2013 në Zvicër ishin 56% mbi mesataren e BE-së. Më së liri ishte në vendet Evropës Juglindore.

Pas qytetarëve zviceranë vijnë norvegjezët në Evropë që duhet të paguajnë më shumë për artikujt e konsumit.

Vitin e kaluar vendi më i shtrenjtë në mesin e 28 anëtarëve të BE-së ishte Danimarka me një distancë prej 40% nga mesatarja evropiane. Pastaj vinte Suedia (+30%), Finlanda (+24%) dhe Luksemburgu (+23%).

Në vendet fqinje të Zvicrës, megjithatë, niveli i çmimeve ishte më pak se 10% mbi mesataren e BE-së. Në Gjermani ky nivel ishte 2%, në Itali 3%, 7% në Austri dhe në Francë 9%.

Më së liri në vitin 2013 ishte në Maqedoni, Bullgari dhe Shqipëri.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.