VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

XHAKA - ZVICRA ËSHTË MË E MIRË SE HONDURASI, MERITOJMË TË KUALIFIKOHEMI

E Mërkurë, 06.25.2014, 07:55pm (GMT1)



Mesfushori zviceran, Granit Xhaka, ka thënë se skuadra e tij meriton një pozitë në raundin e dytë të Botërorit para ndeshjes vendimtare kundër Hondurasit.

Zvicra duhet të fitojë sonte në Manaus dhe të shpresojë që Ekuadori të mos e mundë Francën nëse dëshirojnë të shkojnë në 1/8 e finales.

"Kemi skuadër më të mirë dhe më cilësore sesa Hondurasi dhe mendoj se e meritojmë të kalojmë tutje", ka thënë Xhaka për FIFA.com. "Jemi shumë të përkushtuar për ta arritur këtë, dhe do ta tregojmë përkushtimin tonë sonte kundër Hondurasit".

"Është sikurse një finale e Botërorit. Duhet të luftojmë dhe të vrapojmë për njëri-tjetrin. Duhet ta mundim Hondurasin, dhe kjo është e tëra që mund të thuhet", ka shtuar ai.

Zvicra sonte kthehet në ndeshjen e tretë të Grupit pas humbjet 5 me 2 nga Franca të premten e kaluar.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.