VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHAQIRI - TRE GOLAT E BUKUR, TANI GJITHÇKA E MUNDSHME

E Enjte, 06.26.2014, 06:28am (GMT1)



Disi të bukur i ka vlerësuar tre golat e tij futbollisti kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, në ndeshjen e fundit të grupit kundër Hondurasit.

Duke folur pas ndeshjes, Shaqiri ka thënë se është krenar me mënyrën sesi ka reaguar ekipi kombëtar pas debaklit me Francën.

"Unë gjithmonë jap gjithçka në fushë, dhe ishte e nevojshme për ne që si ekip të reagonim dhe të tregonim një performancë të mirë. Jam shumë krenar me ekipin kombëtar", ka thënë Shaqiri pas ndeshjes.

Duke komentuar faktin që Zvicra në fazën e ardhshme takohet me Argjentinën e Messit, Shaqiri ka thënë se tani gjithçka është e mundshme.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.