VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HITZFELD - SHAQIRI TREGOI SE ÇFARË MUND TË BËJË

E Enjte, 06.26.2014, 10:37am (GMT1)



Trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld në konferencën për media, pas fitores kundër Hondurasit, ka lavdëruar yllin shqiptar, Xherdan Shaqirin.

Mesfushori shqiptar mbrëmë shënoi hat-trick në fitoren e Zvicrës kundër Hondurasit (3-0), fitore kjo që dërgon ekipin helvetik në 1/8 e finales së Kupës së Botës "˜Brazili 2014'.
I pari i bankinës së Zvicrës, tha se Shaqiri tregoi potencialin e tij të vërtetë. Hitzfeld thotë Shaqiri shënoi tre gola të mrekullueshëm.
"Shaqiri tregoi se çfarë është në gjendje të bëjë në të vërtetë.

Ky ishte konfirmimi i potencialit të jashtëzakonshëm që ka. I vendosur si trekuartist, ky ishte një pozicion totalisht i ri për të dhe mund të them me bindje se e kaloi testin. Nuk mbetet gjë tjetër veçse ta përgëzojmë për këta tre gola të mrekullueshëm", ka thënë Hitzfeld.
Tekniku gjerman ka folur për sfidën me Argjentinën. Sipas tij, Zvicra përballja me Argjentinën do të jetë e vështirë, por Hitzfeld thotë se të përzgjedhurit e tij nuk kanë së çfarë të humbin nà « duel me Argjentinën e Lionel Messit.

"Jemi shumë të motivuar për të bërë histori në këtë turne. Në fakt e kemi bërë deri tani duke arritur deri në 1/8-at në një Botëror që zhvillohet në Amerikën e Jugut. Me Argjentinën nuk do ta kemi të lehtë, por ama nuk kemi çfarë të humbasim", tha ai.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.