VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

EDHE FIFA KREMTON PËR SHAQIRIN - TREGOLËSHI I TIJ ËSHTË I 50-i NË HISTORINË E BOTËRORËVE
Tregolëshin Shaqiri ia kushton familjes, i përshëndet për përkrahjen të gjithë shqiptarët

E Premte, 06.27.2014, 09:33am (GMT1)



Voal-online.ch - Xherdan Shaqiri iu është përgjigjeve që vërshuan ndaj tij pas dy ndeshjeve të para, në një mënyrë që vetëm kampionët dinë ta bëjnë.

Kundër Hondurasit numri 23 kuqkryqve jo vetëm ka zhbllokuar rezultatet personale, por ka realizuar tregolëshin e 50 në historinë e Kupave të Botës. Një arritje e rëndësishme të cilën edhe FIFA ka dashur ta kremtojë me lojtarin e Bayern Münich.

Ndërkohë Xherdan Xhaqiri, në facebook, në anglisht, shqip e gjermanisht, ia ka kushtuar tregolëshin familjes së tij dhe i ka përshëndetur të gjithë shqiptarët në Zvicër, Kosovë, Shqipëri e kudo në botë për përkrahjen e dhënë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.