VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Lirojini pengjet zvicerane në Libi!
E Martë, 12.08.2009, 06:10pm (GMT1)

 

 

 

Voal-online Komisarja e lartë për të drejtat e njeriut e Organizatës së Kombeve të Bashkuara Navi Pilly ka kërkuar sot lirimin e dy qytetarëve zviceranë të mbajtur prej 508 ditësh në Libi.

 

Diplomatja ka thënë se mbajtja e tyre pa shpjegime të vlefshme është "i padrejtë".

 

Kjo mbajtje është një dhunim i të drejtace të tyre, ka shtuar diplomatja. "Janë mbajtur për një periudhë shumë të gjatë përpara se të gjykoheshin."

 

"Duket se ata janë viktima të një kundërthënieje midis Zvicrës dhe Libisë, por personat nuk duhet të vuajnë për shkak të marrëdhënieve të këqija midis Shteteve," ka thënë ish gjykatësja jugafrikane.

 

Navi Lillay është shprehur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut e cila është më 10 dhjetor.

 

Sivjet kjo ditë i kushtohet luftës kundër çdo forme të diskriminimit.

(http://www.info.rsi.ch)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.